Institucionet e reja në Kosovë, Hasani: Në kushtetutë përcaktohet numri i ministrive për pakicat
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani shpjegoi në Euronews Albania se në kushtetutë përcaktohet numri i ministrive që u takon pakicave në këtë shtet.
“Kushtetuta thotë që nëse janë më shumë se 12 ministri, i treti i takon komunitetve jo shumicë. Nuk e specifikon se cilët prej komuniteteve jo shumice”, u shpreh ai teksa foli edhe për ankesën e listës serbe ndaj qeverisë Kurti, pasi ky i fundit u dha vetëm një ministri.
Ai theksoi më tej se nuk është normale “vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i ka ndaluar çdokujt që ka një vepër penale, pa marrë parasysh shkallën e sa,j që të kandidojë si deputet dhe për të gjitha postet publike”.
Zoti Hasani tha se kjo nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetues dhe përmendi edhe rastin e Albin Kurtit, për të cilin tha se nuk ka vullnet nga asnjë palë që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, pas marrjes së postit të kryeministrit nga ky i fundit.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje