Zgjerohen protestat e fermerëve, manifestime në Gjermani, Zvicër dhe Greqi kundër…
Fermerët në shumë vende evropiane po frymëzohen nga shembujt e homologëve të tyre dhe zinxhiri i protestave është përhapur në të gjithë BE-në.
Në Gjermani, rreth 2 mijë traktorë do të bllokonin aksesin për tek aeroporti i Frankfurtit, por sipas policisë, në fund mbërritën vetëm 400. Një nga problemet e prodhuesve gjermanë është skadimi i rimbursimit të taksave për naftën.
Në qytetin zviceran të Gjenevës, mbi 30 fermerë i çuan traktorët e tyre në qendër për të kërkuar paga më të drejta. Shqetësimi kryesor i tyre ishte pakënaqësia me fitimet madhore dhe jotransparente të supermarketeve të mëdha, që mashtrojnë me kostot e produkteve, duke i shitur më shtrenjtë.
Në Selanik të Greqisë, fermerë të zemëruar hodhën në tokë produktet e tyre duke thënë se është njësoj si t’i shesësh pa përfituar asgjë. Qytetarë nga rajone të ndryshme të Greqisë dolën në rrugë me arkivole dhe flamuj të zinj, për të treguar se rritja e kostos i ka çuar në prag të falimentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq