Zelensky viziton vijën e frontit, mes spekulimeve për fatin e gjeneralit të lartë

4 Shkurt 2024 | 15:58

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar trupat ukrainase në vijën e frontit në juglindje të vendit, dhe ka shpërndarë medalje, tha zyra e tij të dielën

Vizita e tij u bë në një kohë spekulimesh se shefi i famshëm i ushtrisë ukrainase mund të shkarkohet.

“Kam nderin të jem këtu sot, për t’i mbështetur luftëtarët dhe për t’i shpërblyer ata. Ata përballen me mision të vështirë dhe kritik për ta zmbrapsur armikun dhe për ta mbrojtur Ukrainën”, tha Zelensky në një komunikatë, pasi e vizitoi rajonin e Zaporizhjas.

Presidenca ukrainase tha se Zelensky i vizitoi pozicionet ushtarake ukrainase në afërsi të fshatit Robotine, i cili ndodhet pothuajse në vijën e frontit.

Pjesa juglindore e Robotines u çlirua në fund të gushtit gjatë kundërofensivës ukrainase kundër forcave ruse.

Zelensky e vizitoi frontin e betejës në një kohë pasigurish për fatin e shefit të ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhny.

Sipas Reuters, Qeveria ukrainase e kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë të premten se po planifikon ta shkarkojë komandantin kryesore të ushtrisë, i cili është udhëheqës i luftës kundër forcave pushtuese ruse.

Dyshimet për shkarkimin e Zaluzhny, i cili ka pasur mospajtime me Zelenskyn për një sërë çështjesh, pasojnë pas kundërofensivës ukrainase të vitit të kaluar, e cila dështoi ta çlirojë shumicën e territorit të pushtuar nga Rusia.

I njohur si “gjenerali i hekurt”, Zaluzhny është tejet i popullarizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se forcat amerikane do të kryejnë sulme të reja ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani “e shkel marrëveshjen çdo...
19:39 | 08/07/2026

Shefi i OKB-së: Duhen 296 mln dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë

Shefi i ndihmave humanitare i OKB-së bëri thirrje të mërkurën për 296 milionë dollarë shtesë për të mbështetur të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë, duke...
19:34 | 08/07/2026

Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kërcënoi me sulme të reja...
19:27 | 08/07/2026