Aksidenti në Korçë/ Humb jetën duke shkuar në spital një nga të lënduarit (Emri)

4 Shkurt 2024 | 17:56

Në aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në afërsi të fshatit Belorta në Korçë. Dy mjete janë përplasur duke pësuar dëmtime të shumta, e për pasojë u lënduan rëndë dy persona.

Burime për korrespondentin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, kanë konfirmuar se një prej të lënduarve ka humbur jetën teksa po transportohej me ambulancë drejt spitalit.

Viktimë e aksidentit të rëndë ka mbetur 36-vjeçari Elvis Mizaku nga fshati Trov.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026