Nis në Meksikë përfundon në Nju Xhersi, cilat janë vendet pritëse të Kupës së Botës
“Azteca Stadium” në Mexico City do të presë ndeshjen e parë të Botërorit 2026, ndërsa finalja do të zhvillohet në “MetLife Stadium” në Nju Jork, ka bërë të ditur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Kupa e Botës, e cila do të mbahet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të zgjerohet në 48 ekipe dhe turneu do të fillojë më 11 qershor.
Meksika ka organizuar tashmë dy Kupa Botërore si mikpritëse e vetme. Ishte në vitin 1970 kur Brazili ngriti titullin e botës, dhe më pas në 1986 kur Argjentina u bë kampione e botës. Gara do të mbahet në 16 qytete në tre shtetet e përmendura.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luajnë ndeshjen e parë në Los Anxhelos më 12 qershor, ndërsa Kanadaja do të nisë udhëtimin e saj në Kupën e Botës në Toronto në të njëjtën datë.
Përveç tre qyteteve të përmendura, pritëse do të jenë edhe Monterrey, Guadalajara, Vankuveri, Nju Jorku, Miami, Filadelfia, Bostoni, Hjustoni, Atlanta, Kansas City, San Francisko, Seattle dhe Dallas.
Finalja e madhe është caktuar për 19 korrik dhe do të mbahet në Nju Xhersi në stadiumin “MetLife”, ku luajnë skuadrat e NFL New York Jets dhe Giants dhe kapaciteti është 82.500 vende.
Formati i turneut do të ndryshojë ndjeshëm në krahasim me atë të Katarit. Siç është përmendur tashmë, 48 vende do të ndahen në 12 grupe. Dy skuadrat e para nga secili grup do të kalojnë në fazën tjetër, plus tetë skuadrat me performancën më të mirë të vendit të tretë. Faza e eliminimit do të nisë kështu nga raundi i gjashtëmbëdhjetë i finales, ndërsa deri më tani ka nisur nga raundi i tetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut