Tre persona të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri rus

5 Shkurt 2024 | 12:27

Shërbimi rus i emergjencave tha se një nga helikopterët e tij është rrëzuar në liqenin Onega, në rajonin veriperëndimor të Karelias, duke vrarë tre anëtarët e ekuipazhit në bord.

Komunikimi me helikopterin Mi-8, i cili ishte në një mision stërvitor, u humb më 4 shkurt, tha shërbimi.

Autoritetet thanë se shkaku i rrëzimit nuk dihet, ndërsa shtuan se lidhur me këtë është hapur një hetim.

Mbetjet u gjetën rreth 11 kilometra nga bregu i liqenit i dyti më i madh në Evropë në një thellësi prej 50 metrash, tha Ministria e Emergjencave në një deklaratë më 5 shkurt.

Autoritetet njoftuan se janë angazhuar më shumë se 140 specialistë dhe 33 pajisje, si dhe zhytës nga Qendra për Operacione Shpëtimi me Rrezik të Veçantë e Ministrisë së Emergjencave.

Zhytjet do të zhvillohen në një thellësi maksimale prej 60 metrash, ndërsa nën ujë do të veprojnë edhe mjetet nënujore me telekomandë, që mund të veprojnë deri në 300 metra thellësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026