E rëndë| Gjyshi aksidenton për vdekje mbesën 2-vjeçe në oborrin e shtëpisë

5 Shkurt 2024 | 10:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mallkuç të Krujës, ku gjyshi ka përplasur për vdekje mbesën e tij të mitur.

Duke drejtuar mjetin në oborrin e banesës, shtetasi Martin Kaçi, ka aksidentuar mbesën 2-vjeçare, e cila nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026