Policia e Kosovës nis hetimet për posterat me Radoiçiç në Veri

5 Shkurt 2024 | 14:01

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për posterat që janë vendosur në veri të Kosovës – në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut – natën mes së shtunës dhe së dielës, në të cilat shihet fotografia e Milan Radoiçiçit me mesazhin “ Kthehu në Kosovë, vëlla – serbët nuk mund të vuajnë më”.

Fillimin e hetimeve e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Milan Radoiçiçi ishte nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe, por dha dorëheqje pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra një polic.

Policia ka bërë të ditur se “persona të panjohur kanë vendosur posterë në muret dhe dritaret e objekteve, si dhe shtyllat elektrike”, dhe se rasti është duke u hetuar.

Kësaj i ka paraprirë ngjitja e afisheve në Leposaviq, me foton e Radoiçiçit me gjak në fytyrë dhe mesazhin “Kush është Radoiçiç? Një patriot i rremë. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronari i një laboratori droge. Një kriminel që abuzoi me rininë tonë për pasurimin e tij. Terrorist”. Në fund të afisheve shkruhej “Thuaj JO organizatës terroriste (Lista Serbe)”.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka deklaruar se prokurori ka vendosur se nuk ka bazë për hapjen e rastit.

Radoiçiç është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe Kosova po e kërkon për frikësim në procedurat gjyqësore, ndërsa Prokuroria e Kosovës e lidh atë me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

Në Kosovë sërish janë ngritur tensionet pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që nga 1 shkurti valutë e vetme për transaksionet e pagesave do të jetë euro, që nënkupton heqjen e dinarit serb.

Deri më tani, dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Dinarët janë përdorur nga Banka Postanske stedionice, NLB Komercijalna banka dhe Kompania Publike Posta e Serbisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026