E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja abuzohet dhe shfrytëzohet nga 12 persona
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një vajzë 14-vjeçare në Rethymno të Kretës kishte rënë pre e disa të panjohurve, të cilët e shfrytëzonin seksualisht.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, historia e tmerrshme ka nisur të zbardhet kur në zyrat e Nën-Drejtorisë së Sigurimit të Rethymnon ka ardhur një denoncim anonim, ku thuhej se persona të panjohur detyronin një vajzë 14-vjeçare të kryente prostitucion.
Kjo telefonatë u pasua nga një hetim policor disa mujor, nga i cili u implikuan 12 persona. Veçanërisht, nga ekzaminimi i të miturës, në prani të një psikologu fëmijësh, u konstatua se ajo ishte dhunuar nga të paktën një prej 12 të përfshirëve dhe se pjesa tjetër kryente marrëdhënie seksuale me të.
Në kontrollin e kryer në fund të muajit janar në shtëpinë e autorit që dyshohet se ka dhunuar vajzën, janë gjetur dhe konfiskuar dy celularë dhe një gëzhojë pistolete.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta