‘Garancitë’ në zgjedhje, Oerd Bylykbashi i bindur në fitoren e PD-së më 25 prill

24 Mars 2021 | 21:44

Përballe gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, kandidati i PD-së për qarkun Durrës Oerd Bylyklbashi kërkoi nga qytetarët të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Pjesëmarrja në votime do jetë shumë e lartë dhe ftesa ime dhe e PD-së është dilni dhe votoni në masë”, tha ai.

Pyetjes se cilat janë garancitë që sipas Bylykbashit garantojnë votën e shqiptarëve më 25 prill, ai tha se identifikimi biometrik është prova kyçe, që e bën të pamundur çdo përpjekje për të mbushur kutitë e votimit.

“Garancia më madhe është pjesëmarrja e shqiptarëve në votime. Ne kemi një seri garancish, kutitë nuk mund të mbushen, identifikimi biometrik e bën të pamundur këtë”, tha ai.

Ai theksoi më tej se kryeministri Edi Rama do tentojë të bëjë çdo përpjekje për të manipuluar votat, por kjo tentativë e tij për Bylylkbashin do jetë e pasuksesshme.

“Në shkojmë për fitore, jo vetëm po punojmë për fitore, por ndjesia është fare e qartë. Në takime shohim mllefin dhe shpresën që do ketë ndryshim, kryefjala e kësaj fushate është ndryshimi.  Edi Rama do të bëjë përpjekje për manipulim vote, por unë besoj se do ketë dështim”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021