Sulm terrorist në Turqi, qëllohet policia, agresorët tentojnë të hyjnë në gjykatë

6 Shkurt 2024 | 11:23

Një sulm i armatosur ka ndodhur para një gjykate në Stamboll, ku raportohet për disa persona të plagosur, mes të cilëve dhe 3 policë.

Mediat turke shkruajnë se agresorët kanë qenë dy dhe janë neutralizuar nga forcat e sigurisë.

Fillimisht agresorët sulmuan komisariatin e policisë që gjendet përpara gjykatës Çaglayan. Nga të shtënat mbetën të lënduar 3 policisë.

Ndërkohë që më pas ata tentuan të gyjnë brenda gjykatës. Nga të shtënat raportohet se në ambientet e jashtme u plagosën dhe disa persona të tjerë.

Në vendngjarje janë nisur shumë ekipe policore dhe mjekësore. Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë.

Në një reagim në lidhje me sulmin, Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Ali Yerlikaya tha: “Sot u zhvillua një tentativë për sulm terrorist në postbllokun përballë portës C të gjykatës Çaglayan. U konstatua se agresorët me inicialet E. Y. dhe P. B. , të cilët u neutralizuan, janë anëtarë të organizatës terroriste DHKP/C. 6 persona, mes tyre 3 policë dhe 3 qytetarë, u plagosën”. tha ministri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026