Zona e tërmetit shkatërrues në Turqi u trondit nga 60.000 lëkundje vitin e kaluar

6 Shkurt 2024 | 14:00

Gati 60.000 lëkundje janë regjistruar në juglindje të Turqisë, pas dy tërmeteve shkatërruese që kanë lënë të vdekur dhjetëra mijëra njerëz, më 6 shkurt të vitit 2023, sipas qendrës shtetërore për katastrofa, AFAD.

Zona e tërmetit është duke u vëzhguar nga afër në Turqi dhe në rajonin përreth, ka thënë AFAD në X – platformë e njohur më parë si Twitter, shkruan REL.

Epiqendra e tërmetit të shkurtit, provinca Kahramanmarash, i ka regjistruar mesatarisht 56 tërmete më të vogla në ditë, në vitin e kaluar, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.

Tërmeti i shkallës 7.7 e pati goditur juglindjen e Turqisë në mëngjesin e 6 shkurtit, i përcjellë nga një tërmet tjetër 7.6 shkallësh, të njëjtën ditë.

Më shumë se 53.000 njerëz kanë vdekur vetëm në Turqi, sipas të dhënave qeveritare.

Rreth 6.800 persona tjerë kanë vdekur në Sirinë fqinje.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka përsëritur të martën zotimet për të rindërtuar rajonin.

Pak pas tërmetit, Erdoganin pati thënë se synon të ndërtojë rreth 300.000 njësi banimi brenda një viti në atë zonë.

Megjithatë, Qeveria e tij nuk e ka realizuar këtë qellim.

Erdogan ka thënë në fundjavë se 200.000 njësi banimi do të jenë gati në fund të vitit 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026