BE-ja shton fondet për Ukrainën, Borrell: T’i devijojmë furnizimet e municioneve

6 Shkurt 2024 | 16:31

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian gjatë një vizite në Poloni ka deklaruar për një plan të ri ndihme për Ukrainën.

Ai është shprehur se shtetet anëtare evropiane mund të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën duke vonuar dhe devijuar kontratat me vendet e tjera.

Ukraina momentalisht përballet me pengesa në shumë fronte, përfshirë furnizimin e pakët me raketa, artileri dhe armë të tjera në fushën e betejës.

Kjo vjen pasi sulmet e reja ajrore ruse në janar shkaktuan rritjen e numrit të viktimave civile dhe shkatërrimeve në të gjithë vendin.

“Mënyra më e shpejtë, më e lirë dhe më efektive për të rritur furnizimin tonë të municioneve në Ukrainë është ndalimi i eksportit në vendet e treta. Kjo është diçka që vetëm vendet anëtare mund ta realizojnë. Mënyra më e mirë për të shitur më shumë ose për të dhuruar më shumë në Ukrainë është t’u thuash të tjerëve: ‘ ju lutem prisni, ju nuk jeni në luftë, mund të prisni disa muaj. Dhe devijoni këtë prodhim në Ukrainë, ky është një vendim politik që duhet të marrin shtetet anëtare”,  tha Borrell.

Situata është e paqartë, BE-ja arriti të kalojë 50 miliardë euro ndihmë financiare për të mbajtur vendin në funksion dhe vendet evropiane nuk i kanë përmbushur të gjitha premtimet e tyre për ndihmë, edhe pse Gjermania ka dyfishuar në 8 miliardë euro mbështetjen e saj ushtarake.

Kievi gjithashtu është ende duke llogaritur në mbështetjen prej 60 miliardë dollarësh nga Kongresi amerikan, i cili është mbajtur nga Partia Republikane.

Ndërkohë aktualisht Bashkimi Europian po shqyrton një shtesë prej 5 miliardë të ndihmës ushtarake që pritet në fillim të marsit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026