“Imazhet e një gruaje”, piktura e “Beatles” shitet në ankand mbi 1.5 milionë euro
Një pikturë e krijuar nga katër anëtarët e Beatles gjatë turneut në Japoni në vitin 1966 është shitur në ankand për 1.58 milionë euro.
Është e vetmja vepër që secili pjesëtar i grupit, John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Star kanë krijuar së bashku.
Secili prej tyre u ul në një cep, duke pikturuar diçka ndryshe.
Beatles kaluan rreth 100 orë në Japoni gjatë turneut të tyre të vitit 1966. Grupi qëndroi i vendosur në dhomën e tyre të hotelit me urdhër të autoriteteve lokale të cilët ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre, duke marrë parasysh fansat euforike dhe raportet e kërcënimeve nga nacionalistët japonezë, të cilët nuk ishin të lumtur që një grup rock perëndimor luante zona të konsideruara shpirtërore për artet marciale.
Piktura u konceptua gjatë tërheqjes së grupit në Suitën Presidenciale të Hotel Hilton në Tokio, e përfunduar gjatë dy netëve dhe u mbikëqyr nga fotografi Robert Ëhitaker, i cili dokumentoi procesin.
Secili muzikant kontribuoi me stilin e tij personal në pikturë, karikaturat e vogla të Ringo Starr-it, goditjet këndore të penelit të George Harrison dhe John Lennon dhe Paul McCartney kryesisht duke punuar me akrilik. Nënshkrimet e tyre qëndrojnë në mes të pikturës.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta