Mulaj kritika Kurtit: Duke i bërë karshillëk SHBA e BE s’e çon dot para Kosovën
Gazetarja Esmeralda Mulaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se vendimi i BQK për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb e ka futur Kosovën në një situatë të nxehtë konflikti dhe ka alarmuar ndërkombëtarët.
Ajo u shpreh se ky është një moment reflektimi për lidershipin politik në Kosovë, që duhet të kuptojnë se Kosova është sot shtet i pavarur në sajë të ndërkombëtarëve dhe pa ata nuk mund të ecë përpara.
“Kosova sot është shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht që po bën progres në anëtarësimin në NATO. Ky është një moment reflektimi për lidershipin e Kosovës për të kuptuar që ndërkombëtarët kanë bërë të mundur që nga marrëveshja e Rambujesë të vijmë të pavarësia dhe shteti që ka sot, dhe pa ndërkombëtaret Kosova nuk bën dot progres dhe as duke iu bërë karshillëk ndërkombëtarëve nuk ecën dot para”, tha Mulaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump