Qentë fundosin trafikantin shqiptar, gjejnë kasafortën me para të murosur në bodrum

7 Shkurt 2024 | 12:09

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte i përfshirë në trafikun e drogës në zonën e Ankonës.

Shqiptari u arrestua nga policia në qytetin e Jesit pasi në një bënesë që përdorej prej tij në rrugën Setificio u gjet një sasi e konsiderueshme kartmoneshash dhe 230 gramë kokainë.

Agjentët e policisë kishin marrë informacione se në banesa në fjalë mund të ishte një pikë referimi për shpërndarjen e kokainës.

Pasi kishin filluar monitorimin e objektit, policët vunë re se banesa frekuentohej nga një 47-vjeçar shqiptar i cili rezultoi me precedentë penal në fushën e narkotikëve.

Ditën e martë, polici ndaloi për kontrolll shqiptarin në portën e banesës. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një dozë e vetme kokainë.

Menjëherë pas fillimit të kërkimit brenda shtëpisë, qentë Hermes dhe Edox drejtuan policinë për të gjetur kasafortën ku fshiheshin paratë dhe droga.

Kasaforta ishte futur në murin e një dhome në bodrumin e shtëpisë. Aty u gjetën 40 mijë euro në kartëmonedha 100 dhe 50 euro. Në shtëpi u gjetën qindra mbetje plastike të përdorura për paketimin e drogës, çakmakë, gërshërë, kontejnerë dhe një blender me prani të kokainës.

Jo vetëm kaq, shqiptari ishte kujdesur edhe për të monitoruar pjesën e jashtme nëpërmjet një tableti të lidhur me një sistem video survejimi.

47-vjeçari shqiptar, u arrestua dhe ndodhet në arrest shtëpiak në pritje të gjykimit të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026