Një shqiptar pas grupit kolumbian që dërgonte kokainë në SHBA përmes fluturimeve “charter”
Pesë persona, mes të cilëve një shqiptar, u arrestuan gjatë fundjavës në Kolumbi si pjesë e një grupi që trafikonte kokainë përmes fluturimeve “Charter”.
Edicioni informativ i televizionit kolumbian “Canal RCN“, raportoi se Agim Çerma, i njohur si “Jimmy Cerma” u arrestua bashkë me katër persona të tjerë, si drejtues i grupit, që merrte para nga Evropa dhe kokainë nga Cauca – në lindje të Kolumbisë – për ta dërguar më pas përmes linjave ajrore në Shtetet e Bashkuara.
Prokuroria e Përgjithshme shpërndau pamje në Twitter, teksa konfirmoi se grupi drejtohej nga “një shtetas shqiptar” dhe se 5 të arrestuarit do të ekstradohen në SHBA.
#ATENCIÓN | Desarticulada red narcotraficante, cuyo cabecilla sería un ciudadano albanés. Los 5 presuntos integrantes de la estructura, señalada de sacar cocaína de Colombia en vuelos chárter, fueron capturados con fines de extradición. pic.twitter.com/hh1uEDNCUJ
— Fiscalía Colombia (@FiscaliaCol) July 18, 2021
Çerma u arrestua së bashku me William Cruz Pérez, Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edwin Durlandy Montilla González. Policia kolumbiane, e cila kreu operacionin e ndalimit të tij në bashkëpunim me antidrogën amerikane (DEA), u gjeti atyre mbi 330 kilogram ë kokainë dhe 2 miliardë pesos – rreth 450 mijë euro.
Autoritetet dyshojnë se Çerma ka pasur lidhje të ngushta me grupin famëkeq “Clan del Golfo” – kartel droge, njohur si fraksion paramilitar i përfshirë në disa konflikte të armatosura në Kolumbi.
Grupi dyshohet se kishte korruptuar një kontrollor të trafikut ajror në mënyrë që t’u lejonte lëvizjet në linjat “Charter” dhe se ata kishin aktivitet të shtrirë në të paktën tre qytete.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë