Ndërron jetë ish-senatorja e Italisë, Maria Fida Moro
Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare ish-senatorja italiane Maria Fida Moro.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë cituar presidentin e Senatit, Ignazio la Russa, i cili ka bërë një njoftim për ndarjen nga jeta të Moro-s.
“Ka vdekur ish-senatorja Maria Fida Moro, të cilën do ta përkujtojmë në një seancë tjetër, ku duam t’i drejtohemi me nderim dhe disa çaste heshtjeje”, tha Russa.
Maria ishte gjithashtu edhe vajza e liderit të DC-së, Aldo Moro.
“Jam thellësisht i pikëlluar. Vitet e fundit kam pasur nderin ta njoh më mirë dhe mund të vlerësoja vetëm cilësitë njerëzore, bujarinë dhe dashamirësinë e saj. Me Maria Fidën udhëtuam në të gjithë Italinë dhe në takime. Ajo kishte gjithmonë fjalë inkurajuese të forta për të rinjtë, ajo i nxiti ata të besonin në veten e tyre dhe të angazhoheshin për krijimin e një shoqërie më të drejtë, më humane”, tha sekretari kombëtar i UDC Lorenzo Cesa.
“Lucës, djalit të saj, i cili e shoqëronte shpesh në takime dhe që mundi të përjetonte nga afër dashurinë dhe vlerësimin e atyre të rinjve, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të thella dhe të gjithë komunitetit të UDC-së”, përfundon Cesa.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq