Stabilizohet situata e gripit/ ISHP: 16 mijë persona te mjeku gjatë javës

7 Shkurt 2024 | 15:44

Situata e gripit në vend vijon të jetë e qëndrueshme. Ashtu siç edhe ekspertët e institutit të shëndetit publik e kishin parashikuar më herët, dy javët e fundit numri I personave të prekur nga gripi dhe viroza të stinës ka prekur kulmin dhe nuk po njeh rritje.

Sipas të dhënave të fundit të ISHP në javën e parë të shkurtit janë paraqitur tek mjeku I familjes apo në spitale rreth 16 mijë persona.

Shumica e të sëmurëve janë fëmijë, ku mbizotëron grup-mosha 1-4 vjeç.

Edhe pse rastet e të infekturave janë përhapur në të gjithë Shqipërinë, vërehet se disa qytete kanë rënie të infektimeve e në disa të tjera rritje.

Gjirokastra, Durrësi, Gramshi dhe Skrapari kanë pësuar rënie drastike të të rasteve të reja me grip, ndryshe nga një javë më parë, ku numri Ishte në rritje.

Por e kundërta ka ndodhur me kryeqytetin, Vlorën, Tropojën , Kukësin apo Kurbinin , ku raste e të infektuarve të rinj kanë pësuar rritje nga java e shkuar.

Specialistët e shëndetit publik janë të mendimit se kjo situatë prite të zgjasë deri në mes të shkurtit, kur edhe pritet që kurba e infektimeve të fillojë të bjerë.

Aktualisht shumica e të infektuarve po e kalojnë me simptoma të lehta të mesme në mjediset e shtëpisë, por ka edhe raste të rënda, që po marrin shërbimin  e duhur në spital. Nga gripi stinor, deri më tani zyrtarisht është regjistruar vetëm një fatalitet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026