Ministri Drejtësisë në RMV: Kush e vuri plumbin tek shtëpia e Taravarit…
Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar LLoga ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania për të folur rreth asaj që duket si një përçarje e partisë “Aleanca për shqiptarët”.
Lloga tha gjithashtu se ai e dënon aktin e rëndë ku kreut të partisë ju vu një plumb në derën e shtëpisë, duke thënë se këto janë gjeste të ulëta të cilat i vuajnë shumë familjarët si të Arben Taravarit edhe të përfaqësuesve të tjerë të Aleancës.
“Kam qenë unë i pari që e kam dënuar këtë akt, ka pasur edhe referime mediatike që është vendosur nga një njeri i afërt i tyre. Unë e dënoj këtë akt. E kanë dënuar të gjithë aktivistët dhe funksionarët e Aleancës. cilado situatë për momentin është shumë e rëndë sepse familjarët tanë i vuajnë këto. Mund të jetë insituatë, por këtë e vuajnë familjarët e zotit Taravari, e vuajmë edhe ne.
Nëse arrijmë në këtë nivel që të komunikojmë përmes këtyre veprimeve të ulëta atëherë do të jemi viktimë të gjithë e këtij degjenrimi politik. Unë uroj dhe shpresoj ta kalojmë lehtë nëse puna shkon deri te ndarja. Do të jenë organet gjyqësorë ato që do të përcaktojnë se kujt i takon Aleanca. Unë si sekretar i përgjithshëm do doja që Aleanca ta vazhdojë rrugëtimin e saj e vetme”,-tha ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përçahet partia shqiptare në RMV/ Gazetari: Pritet përjashtimi i Arben Taravarit
- Ministri i Drejtësisë së RMV për Euronews: Taravari përçau Aleancën për Shqiptarët
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut