Të sëmurët kardiakë në Korçë, 1 pacient në ditë sëmuret nga zemra përgjatë një viti

7 Shkurt 2024 | 17:29

Korça është rajoni i parë në shkallë vendi në raport me popullsinë për sa i përket problemeve kardiake. Përgjatë vitit të kaluar ka pasur 312 raste me infarkte akute, shifër kjo shumë e lartë ndërkohë që mbi 1000 persona kanë kërkuar koronare, të cilat janë kryer në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

“Korça mund t’u them se nga të dhënat e analizës vjetore të vitit të fundit kishim 312 infarkte akute, që në raport me numrin e popullsisë i bie një pacient në ditë, është shumë e lartë. Jemi rajoni i parë në Shqipëri për incidencën e sëmundjeve për koronaret, bëhet fjalë vetëm për infarktet akute jo ata të planifikuarit që janë pesëfish më shumë”, thotë Ilda Lera, mjeke kardiologe.

Shifrat e larta të problemeve me zemrën vijnë për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike, lëndëve narkotike, duhanit si dhe mungesës së aktivitetit fizik. Të prekura janë dhe moshat e reja.

“Është pjesa e aktivitetit fizik, pasiviteti, teknologjia ka sjellë mungesën e aktivitetit, përdorimi makinave, kequshqyerja, shtimi i lëndëve narkotike, përdorimi i alkoolit, duhani pa kriter të gjitha këto kanë ndikuar. Pa diskutim, kemi 30-vjeçarë që kanë bërë nga dy tre bajpase”, tregon mjekja.

Gjatë kohëve të fundit ka pasur raste të vdekjes akute, kryesisht në ambiente publike dhe rrugë, përfshi dhe moshat e reja. Rasti i fundit është regjistruar vetëm dy ditë më parë ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pas një arresti kardiak në hyrje të pallatit të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026