Safet Gjici dënohet me 2 vite burg, avokati: Vendim i pambështetur në prova

7 Shkurt 2024 | 20:14

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin dhe me 1 vit heqje lirie shtetasen Alma Kaçi për prostitucion.

Gjicit i zbret 1/3 e dënimit nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 2 vite heqje lirie. Togat e zeza të Gjykatës së Posaçme ndryshuan akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion pasiv në shpërdorim detyre.

Avokati i Safet Gjicit, Përparim Kulluri në një dalje për mediat u shpreh se ishte një vendim pambështetur në prova.

Ai theksoi se Prokuroria e akuzonte Gjicin për korrupsion pasiv, ndërsa Gjykata e dënoi për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

“Ishte një vendim i pambështetur në prova, ne i bëmë  kundërshtimet tona në seancën e sotme gjyqësore. Gjykata dha një dënim duke ndryshuar cilësimin juridik. Nga korrupsioni që akuzohej nga Prokuroria e dënuan për ‘Shpërdorim Detyre” –tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026