Lejet e qëndrimit për emigrantët, Guri: Greqia ka riformatuar gjithë sistemin
Greqia do të shpejtojë procedurat për marrjen e leje-qëndrimit, për t’i hapur rrugë një numri të madh emigrantësh të futen në tregun e punës.
Emigrantët shqiptarë do të jenë përfituesit e mëdhenj nga ndryshimet e reja, duke qenë se përbëjnë rreth 60 për qind të gjithë të ardhurve në mënyrë të ligjshme, dhe pas tyre do të jenë gjeorgjianët e pakistanezët.
Etmond Guri, përfaqësues i diasporës shqiptare në Greqi tha në një intervistë për Euronews Albania se nga vendimi i qeverisë greke për të shpejtuar procedurat për marrjen e leje-qëndrimit përfitojnë qindra mijëra shqiptarë. Ai tregoi se qeveria greke e ka lehtësuar edhe më tej procedurën e aplikimit duke riformatuar të gjithë sistemin dhe duke e digjitalizuar atë.
“Sot kemi zyrtarisht hapjen e platforme ku gjithsecili mund të aplikojë. Në Greqi, sistemi i informacionit është i ndërlikuar, por ka varësi nga disa dikastere. Të gjitha këto krijojnë një pengesë të madhe pasi nuk ka pasur shtim personeli ndaj qeveria greke më në fund për shkak të trysnisë ka vendosur ta riformatojë të gjithë sistemin duke e digjitalizuar, që më në fund të kthehet në normalitet”, tha Guri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë