Ekzekutohet me kallash biznesmeni i njohur grek, disa vite më parë i vranë gruan
Një biznesmen i njohur grek është ekzekutuar me armë zjarri në Mandra të Athinës. Mediat helene raportojnë se bëhet fjalë për Christos Gialia, i cili pasi u qëllua me kallashnikov makinës së tij iu vu zjarri me qëllim për të zhdukur çdo gjurme.
Policia thotë se ka dy pista hetimi, ajo e larjes së hesapeve mes bandave të kontrabandës së cigareve që vepronin në zonën e Elefsinës apo pistën e shkatërrimit të bizneseve me partnerët e tij shqiptarë në bizneset që ai zhvillonte me vendin tonë.
Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit të vendit.
Ndërkohë pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Gialia.
Media greke Protothema shkruan se viktima ishte biznesmen në tregtinë e mishit, ndërsa në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në administrimin e ekipeve të futbollit.
Në vitin 2018, në oborrin e shtëpisë së saj, në të njëjtën zonë, ishte vrarë edhe gruaja e parë e viktimës dhe nëna e djalit të tij të rritur. Motivi i vrasjes së saj ishte grabitja.
Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, të cilët u larguan me motor. Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta