Mbreti Charles III u diagnostikua me kancer, reagon Princi William

7 Shkurt 2024 | 22:50

Një “faleminderit” për mesazhet e mbështetjes për Mbretin Charles III, i cili është diagnostikuar me kancer, ishte komenti i parë publik nga djali i tij, Princi William.

“Faleminderit për mesazhet tuaja dashamirëse”, tha Princi William ndërsa mbërriti në një gala për Shërbimin e Ambulancës Ajrore të Londrës në Londër.

Ndërkohë, vëllai i William, Princi Harry është kthyer në Kaliforni pas një udhëtimi të stuhishëm në Londër, që zgjati pothuajse 24 orë për të parë Mbretin Charles III.
Takimi me të atin, Mbretin Karli, zgjati rreth 45 minuta.

Ata patën një takim të shkurtër përpara se Mbreti dhe Kamila të fluturonin në Pallatin Buckingham dhe prej andej në Sandringham në Norfolk me helikopter. Një burim nga pallati i tha The Times se takimi midis Harrit dhe mbretit ishte i shkurtër sepse Karli ishte i lodhur nga një operacion të hënën.

Mendohet se Princi Harry nuk e ka parë vëllain e tij Princin William apo nusen e tij Kate Middleton, e cila po shërohet nga operacioni abdominal.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026