“Ligj anti-Salianji”, deputeti i PD: Nuk përfitoj nga amnistia

7 Shkurt 2024 | 22:36

Deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, foli në lidhje me amnistinë.

Ai theksoi se mazhoranca nuk ka vullnet për të bërë amnisti për qytetarët pasi në burgje ka një kapacitet të tejmbushur.

Sipas Salianjit amnistia ka kritere të përgjithshme duke shtuar se mazhoranca po bën diferencime.

“Nuk ka një vullnet nga mazhoranca për të bërë një amnisti për qytetarët, ka pothuajse që një vit që ka një propozim për amnisti. Për shkak se ka një tejmbushje të burgjeve, nuk ka kapacitet për t’u përballuar. Gjithë amnistia është bërë e padiskutuar në publik e pa konsultuar me opozitën dhe e pa marrë asnjë propozim të saj. Njerëzit duhet të përfitojnë nga amnistia sepse ka shumë të dënuar.

PS nuk e do këto. Është ligj anti-Salianji. Kanë propozuar një amendim ku them të fitojë njerëzit që po i mbani peng, por të përjashtohen deputetët. Sepse çdo deputet që hetohet për korrupsion, për krim për vrasje, ata që janë nën hetim nga SPAK nuk përfitojnë dot se kanë vepra të rënda. Meqenëse është kjo situatë, e kanë depozituar amendimin në Parlament, që unë nuk përfshihem këtu. Është një vendimarrje që deputetët vetë nuk mund të përfitojnë nga një gjë që kalon nga Kuvendi. Amnistia ka kritere të përgjithshme. Këta thonë kriteret përveç disave. Të sjellin aty ku e kanë merak dhe hajde e diskutojeni por mos ta bëjnë fshehtas”-tha Salianji.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026