Agim Baçi-Salianjit: Çfarë arritët me djegien e karrigeve?

7 Shkurt 2024 | 21:50

Në emisionin ”Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, është diskutuar situata e opozitës dhe nëse kjo e fundit po shkon drejt bashkimit apo jo.

Analisti Agim Baçi teksa i është drejtuar deputetit Ervin Salianjit, është shprehur se kreut të qeverisë Edi Rama tani nuk po i bën përshtypje asgjë.

Më tej ajo theksoi se djegia e karrigeve nuk është zgjidhje për opozitën dhe se këto gjeste nuk e justifikojnë djegien e karrigeve.

“Opozita sot duhet t’i bëjë një pyetje vetes, ku po na çon  ky lloj rrugëtimi, a është kjo zgjidhje. Rama ka treguar se nuk i bën përshtypje gjë. Rama është në habitatin e vet të mos japë asnjë lloj llogarie.

Si do të ndryshojë kjo qasje tani, a do të ja lejojmë këtë lloj luksi Ramës që mos të japë asnjë lloj llogarie, është një problem që zgjidhet vetëm duke u kërkuar me ngulm ndërkombëtarëve që të ndryshojë Rama, apo mund të ndryshojë strategji opozita, dhe në këtë lloj pike, opozita nuk duhet të akuzojë Ramën. Rama e ka thënë publikisht që ligjet do të shkojnë në Kuvend kur të dojë ai. A e justifikon djegia e karrigeve këtë lloj proteste deri më sot. A është zgjidhje për opozitën.”-tha Baçi ndërsa i është drejtuar Ervin Salianjit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026