Si do shkohet drejt mosbindjes civile? Salianji shpjegon skenarin

7 Shkurt 2024 | 22:20

Deputeti i Partisë  Demokratike Ervin Salianji tha në emisionin Now në Euronews Albania se opozita është në ditë të vështira për shkak të përplasjeve të brendshme.

Sipas tij, opozita ka bërë gjithçka për të çuar drejt mosbindjes civile po për këtë duhet të fitojë besimin e qytetarëve.

“Opozita është në ditët më të vështira, për shkak të përplasjes së brendshme, të situatës që ka ndodhur, është në ditë të vështirë. Atë që bënte PS minimalisht ne nuk po e bëjmë. Po shoqëria a nuk duhet të reagojë? Të gjithë kanë detyrimin të reagojnë; shoqëri civile, media. Opozita i ka bërë të gjitha përpjekjet e saj për të çuat drejt mosbindjes civile. A do ta arrijë? Opozita është e vonuar, ndoshta nuk frymëzon, nuk ka figura frymëzuese. Edhe bashkimi i PD është i pamjaftueshme. Zgjidhja është duke iu drejtuar qytetarëve”, tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026