PS i rrëzoi amendamentin, Basha largohet nga salla. Përplasja me Nokën: Je i pabesë

8 Shkurt 2024 | 10:39

“Je tradhëtar, je i pabesë, je i paburrë”, kështu ju drejtua deputeti Flamur Noka, kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në momentin që ky i fundit po largohej nga parlamenti pasi propozimi i tij për ti dhënë 50 milionë dollarë ndihmë ushtarake kosovës, u rrëzua me votë nga socialistët.

Lulzim Basha kishte propozuar që qeveria shqiptare të akordonte një fond për ndihmë ushtarke për Kosovën, gjë që u rrëzua poshtë me 75 vota kundër në seancën plenare të mbajtur këtë të enjte.

Seanca e ditës së sotme vijoi me tensione, ku deputetët demokrat mbështetës të “Rithemelimit” kanë vijuar me aksionin e tyre opozitar, ndërsa deputetët socialist votonin pro projektligjeve të cilat ishin në rendin e ditës.

Ndryshe nga herë të tjera të pranishëm ishin edhe deputetët demokrat mbështetës të Lulzim Bashës, të cilët qendruan të ulur në sallë deri në momentin kur propozimet e tyre u rrëzuan me votë. Më pas u larguan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026