Piu fotoksinë pas debatit me burrin në emigrim, vdes 41-vjeçarja. Amaneti i fundit

8 Shkurt 2024 | 13:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku viktimë ka mbetur një tjetër grua e helmuar me fotoksinë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se pas një debati që ka patur në telefon me bashkëshortin që ndodhet në emigrim, 41-vjeçarja Shpresa Kërku, ka konsumuar lëndën helmuese.

41-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dot.

Varrimi i të ndjerës pritet të mbahet këtë të enjte në orën 14:00. Ajo që bie në sy është mungesa e emrit të bashkëshortit në lajmërimin e vdekjes, ku janë shënuar vetëm i vëllai dhe fëmijët.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë apo debati në telefon që mund ta ketë çuar drejt aktit ekstrem.

Nëna e dy fëmijëve përpara se të konsumonte 3 kokrra fostoksinë telefonoi të vëllanë, ku i la amanet të kujdesej për 2 fëmijët e saj të mitur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026