Destinacion ju fton në Tepelenën e Kurveleshin e bukurive natyrore
Destinacion në Euronews Albania nga Rezarta Delisula udhëton në unazën Tepelenë, Salari, Nivicë e Lekdush. Vendosëm ta përshkonim në një ditë unazën e mrekullueshme mes malesh, duke iu treguar një guidë të paharruar në këto vende që na kanë habitur me mikpritjen e tyre.
E nisim udhëtimin tonë nga Tepelena, qyteti i Luanit të Janinës, Ali Pashait. Vendi i Ali Pashë Tepelenës, sundimtarit të Epirit, Thesalisë dhe një pjese të Peloponezit, mban ende madhështinë e pashait shqiptar.
Pikërisht kjo kala, që është monument kulture u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena në vitet e para të shek. XIX. Drejtori i Muzeut Kombëtar Dorian Koçi, që ka edhe prejardhjen nga Tepelena na tregon më shumë detaje.
“Tepelena ka tre nëndarje të veta, por që I bashkon aq që quhet shpirti I Tepelenës. Pra kemi të bëjmë me pjesën e Sipërme të Labërisë të pesë fshatrave të Kurveleshit, me Dervenin dhe Toskërinë. Uniteti I tyre ka qenë qyteti I Tepelenës,” – thotë drejtori i muzeut Dorian Koçi.
Në udhëtimin tonë për në Salari, do të na shoqërojnë dy miq gazetarë Ëngjëll Serjani dhe Aleksandër Toti.
Salaria është vetëm 17 kilometër larg Tepelenës dhe në hyrje të fshatit është busti i heroit Kombëtar Selam Salaria, ose Selam Musai i bërë nga skulptori salariot Vladimir Llaka. Muzeu i Selam Musait është befasues. Këtu ka lindur trimi që i vuri gjoksin topit për të shpëtuar luftëtarët e tjerë në Luftën e Vlorës në 1920-n dhe që në hyrje të banesës në dy kollona janë përshtatur nga mjeshtrit e ndërtimit në të shkuarën, portreti i të atit Musai dhe i Selamit. Shkrimtari Kastriot Lamaj na tregon më shumë për Salarin.
“Fshati Salar është një fshat shumë I lashtë rreth 1800 vjeçar. Banorët e parë, që kanë ardhur këtu kanë ardhur nga qyteza ilire e Horës, të cilët u vendosën këtu pas pushtimit romak,” – tregon shkrimtari Kastriot Lamaj.
Për rreth 30 minuta arrijmë në Nivicë në fshatin e bukur turistik ku të parën ndalesë e bëjmë në mullirin e fshatit që është monument kulture e është pikërisht në anën perëndimore të fshatit në fillim të kanionit gjigand të Nivicës. Sipas librit të Fransua Pukëvilit, “Udhëtime në Greqi”, këtu ka banuar fisi ilir i Amantëve.
Fare pranë qendrës janë rrënojat e kalasë ilire të ndërtuar në shekujt e IV-II para erës së re. Pozicioni strategjik dhe kalaja bëri që ky vendbanim të ishte qendra e dytë me rëndësi e fisit ilir të Amantëve. Kalaja u rindërtua për herë të parë nga romakët rreth viteve 167 para erës së re.
Pikërisht nga kalaja ju do të keni një pamje fantastike të kanioneve të Nivicës ku ka pafundësisht ujëvara, shpella e guva fantastike. Më e madhja mes ujëvarave ka lartësi 220 metër, ndër më të lartat në Evropë. Kanionin e madh e kanë krijuar lumi i Nivicës me degët e tij, si përroi i Lekdushit, i Progonatit, i Gusmarit dhe i Gjonmushit duke krijuar në qendër Guvën e Nivicës.
Vijojmë rrugën për në Lekdush. Nga Salaria në Lekdush rrugës hasim vetëm stane ndaj këto zona janë të njohura për bulmetin dhe mishin e shijshëm. Fshati ndodhet në në një lartësi 950 metër mbi nivelin e detit dhe është vendi i disa burrave trima që vendasit i mbajnë si mite, si Hito Xhelil Habili. Onder Hito banor i Lekdushit na flet për të shkuarën e këtij fshati plot histori të padëgjuara.
“Lekdushi është në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit dhe është pjesë e Kurveleshit të Sipërm. Emri ka mbetur nga vitet 1550, jo më parë, që është quajtur “Ylli i Ri“.
Kjo unazë përreth Tepelenës është një destinacion fantastik që mund ta bëni si ne, brenda ditës, ose të rrini me gjatë në shtëpitë pritëse dhe të zbuloni bukuritë e pacmuara të Kurveleshit.
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut