“Situatë si në Gazë”- Qëndrimet e Rusisë dhe Kinës në mbledhjen e OKB për Kosovën

9 Shkurt 2024 | 09:38

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se fatkeqësisht në Kosovë ekziston rreziku i një situate të ngjashme me atë të Gazës, ku Izraeli po përpiqet të bëjë gjithçka për të dëbuar palestinezët. Në Kosovë, autoritetet e Prishtinës ua bëjnë këtë serbëve, tha ai.

Ai e quajti të paligjshëm vendimin e Kosoves  për dinarin dhe tha se nuk ka të bëjë me ekonominë, por për diskriminim.

Përfaqësuesi i Rusisë ka deklaruar se Policia e Kosovës po kryen aksione kundër serbëve, sulme në pronën e tyre dhe pronën e Kishës Ortodokse Serbe.

Ai shtoi se ka një fushatë të shqiptarizimit të trashëgimisë serbe dhe kishës në Kosovë.

Ai tha gjithashtu se në Kosovë ka një dominim të forcave të armatosura ku përfshihen eshqiptarët, por se këto grupe është dashur të çmilitarizohen sipas rezolutave.

Përfaqësuesi i Rusisë ka kritikuar edhe qëndrimin e BE-së dhe SHBA-së ndaj kësaj situate dhe se Marrëveshja e Brukselit është injoruar plotësisht.

Ai e quajti provokim dhënien e “raketave” Kosovës nga Pentagoni.

Përfaqësuesi i Kinës në OKB bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut, duke dënuar veprimet “e njëanshme” të Kosovës, sa i përket ndalimit të dinarit.

“Veprimet e njëanshme nuk ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe as nuk kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e rajonit. I bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet dhe të heqë dorë nga vendimin për dinarin dhe të heqë dorë nga veprimet që mund të tensionojnë situatën”, tha përfaqësuesi kinez, ka transmetuar REL.

Ai tha se tensionet ndëretnike në Kosovë , “kërcënojnë stabilitetin dhe paqen në rajon dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, duke përsëritur se qëndrimi i Kinës mbetet i njëjtë, që mes palëve të ketë një zgjidhje politike që do të respektonte integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

LEXONI GJITHASHNTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026