Çfarë deklaroi Putin në intervistën për gazetarin amerikan, pse ngjalli polemika
Intervista e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me-ish gazetarin amerikan të Fox Neës Tucker Carlson, sikundër pritej ka ngjallur shumë polemika, ku shumë kritikë janë shprehur se ju bë jehonë propaganës së shefit të Kremlinit.
Vëmendja në intervistën që zgjati 2 orë dhe u dominua nga Putin ishte pikërisht tek Ukraina, nëse do të arrihet një paqe e pa dyshim edhe raportet ne NATO dhe SHBA.
Putin u shpreh se është i gatshëm për një marrëveshje paqeje por vendosi edhe kushtin e tij duke theksuar se SHBA duhet të ndalë mbështetjen për Kievin. Putini i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t’i bëjnë trysni Ukrainës t’i ndalë luftimet dhe të arrijë marrëveshje me Moskën, e cila e ka pushtuar një të pestën e Ukrainës.
“Rusia do të luftojë deri në fund për Interesat e saj, por nuk do zgjeroj luftën në Ukrainë, në shtete si Polonia apo Lituania. Do të dërgoj trupa tek shtetet fqinje vetëm nëse na sulmojnë”- u shpreh Putin.
Putin u shpreh gjithashtu se Rusia kishte qenë në prag të arritjes së një marrëveshje me Ukrainën në prill 2022 gjatë negociatave të paqes në Stamboll, por kjo nuk u arrit për shkak se ish-kryeministri Boris Johnson e prishi atë. Ai pohoi se ish-kryeministri dekurajoi Zelenskin nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Megjithatë, ai sërish u shpreh optimist në arritjen e një zgjidhje në të ardhmen.
Para intervistës gazetari amerikan Carlson pretendoi se gazetarët e tjerë perëndimorë nuk kishin qenë të interesuar të intervistonin liderin rus megjithëse BBC deklaroi të kundërtën duke nënvizuar se Kremlini ka injoruar kërkesën e tyre. Sipas kritkëve edhe gazeatri e përdori intervistën për interesat e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta