Mbledhja e KS të OKB, mediat në Serbi ndërprenë transmetimin kur foli Kurti
Këshilltari për mediat e zëvendës-kryeministrit të Kosovës, Klisman Kadiu, është shprehur se mediat në Serbi kanë ndaluar transmetimin kur kryeministri Albin Kurti nisi fjalën në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Komentet Kadiu i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se në Serbi mbizotëron censura mbi mediat dhe sipas tij, është për të ardhur keq që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin.
Ai tha gjithashtu se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është në panik, përballë Kosovës që sipas tij është një shteti demokratik.
“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik”, tha Kadiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta