Ekonomisti u vra brenda zyrës, si ndodhi atentatit në Kurbin. Pistat e hetimit

10 Shkurt 2024 | 15:52

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati me armë zjarri të regjistruar rreth orës 7 të mëngjesit të kësaj të shtune në fshatin Gurëz të Kurbinit.

Objektiv i sulmit me armë ishte pronari i një kompanie inertesh, Ardian Gjeloshi, 51-vjeç. Ky i fundit mbeti i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës ne Tiranë, ndërsa nga breshëria e plumbave mbeti i vdekur ekonomisti i firmës Selman Mihana, 70-vjeç, banues në Malbardhë të Kurbinit.

Gjeloshi mësohet se ka marrë dy plumba në krah dhe brinj dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën, ndërkohe pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek konfliktet qe mund të ketë patur 51-vjeçari.

Larja e hesapeve ose konkurremca apo mosmarrëveshjet për shkak të biznesit janë dy pistat në të cilat po heton grupi hetimor.

Policia e cila mbërrit menjëherë në vendin e ngjarjes administroi çdo prove dhe dëshmi, ndërsa në ndihmë të bluve të Lezhës mbërritën dhe forcat RENEA të cilët po ushtrojnë kontrolle me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoreve të cilët mendohet të kenë qenë 2 persona dhe kane lëvizur me një automjet përmes rrugëve dytësore me zonën e Fushë-Kuqes.

Zv. drejtori i krimeve Gentian Berberi deklaroi pas ngjarjes: “Autorët mendohet se kanë lëvizur me një mjet, po hetojmë hetimet, mosmarrëveshjet që ka pasur objektivi, pronari i firmës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale rreth 20 gëzhoja automatiku, ndërsa po interes pritet kqyrja e kamerave te sigurisë në hyrje të kompanisë të cilat mendohet të kenë filmuar autoret, çka mund te ndihmojnë ne zbardhjen e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026