Shënjestra ishte pronari i kompanisë, si u ekzekutua ekonomisti i firmës në Kurbin

10 Shkurt 2024 | 09:45

Të tjera detaje kanë dalë rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gurez të Kurbinit, ku një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur.

Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, ka thënë se sulmi është kryer me armë automatike me breshëri plumbash.

Po ashtu Berberi tha se shënjestër e sulmit ka qenë 51-vjeçari Ardjan Gjeloshi, i cili është edhe pronari i një firme inerte.

Gjeloshi mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i firmës së tij, 70-vjeçari Selman Mihana.

“Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Pista që po hetojmë janë konfliktet, mosmarrëveshjet, që mund të ketë patur objektivi i sulmit. Objektivi është personi që ka mbetur i plagosur dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha Berberi.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po ashtu edhe RENEA ka shkuar në ndihmë të forcave të Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M,  rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari  shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026