Aktivitete për Ditën e Gjuhës Greke në Gjirokastër
Dje, më 9 shkurt, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Greke në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës është organizuar një aktivitet i veçantë.
Studiues dhe pedagogë, shqiptarë dhe grekë kanë referuar tema dhe studime shkencore në lidhje me përkimet historike, kulturore dhe linguistike midis dy popujve tanë.
“Organizimi i këtij eventi në universitetin e Gjirokastrës tregon për ato vlera të përbashkëta, të bashkëpunimit, të bashkëjetesës, të mirëkuptimit në të mirë të kulturës që ekziston në rajonin e jugut të vendit, fakti që autoritetet e universitetit i japin përparësi këtij aktiviteti, kësaj veprimtarie, është një tregues shumë domethënës”, tha Panajot Barka, përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Greke.
“Besoj se janë aktivitete shumë kuptimplota që shprehin pikërisht atë bashkëpunim të dyanshëm dhe besoj në të ardhmen do të kemi një intensifikim të këtyre marrëdhënieve dhe këto veprimtari janë veprimtari që shprehin pikërisht këtë realitet midis dy vendeve që besoj në të ardhmen do të forcohet akoma më shumë”, shprehet Katerini Lampi, pedagoge e Universitetit të Janinës.
Këtë viti Departamenti i gjuhës, letërsisë dhe qytetërimit grek në Universitetin e Gjirokastrës regjistron 40-vjetorin e çeljes duke shërbyer për promovimin e vlerave të gjuhës dhe kulturës greke si dhe përgatitjen e mësuesve të rinj, kryesisht për shkollat e minoritetit grek.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)