Aksidenti me vdekje ku humbi jetën 29-vjeçarja, arrestohet 37-vjeçari që e shkaktoi

12 Shkurt 2024 | 11:46

Një aksident i rëndë me pasojën një të vdekur dhe 2 të plagosur ndodhi të dielën në vendin e quajtur Qesarat, në rrugën kombëtare Memaliaj-Krahës ku përplasën 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën shtetësja , Dh. I., 29 vjeçe, bashkëshortja e drejtuesit të njërit prej automjeteve, shtetasit L. I., 35 vjeç,  i cili mbeti i plagosur rëndë.

Policia bën me dije se arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit tjetër, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026