“Bën takime me 5 persona, i shet sikur janë 15”- Shehu: Si e ironizoi Rama deputetin
Gazetarja Eksiola Shehu ka treguar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania detaje nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste gjatë javës që lamë pas.
Shehu është shprehur se kryeministri Edi Rama ka shigjetuar disa deputetë për punën e tyre, lidhur me aktivizimin në rrjetet sociale apo edhe takimet në terren.
Shehu tha se një nga të etiketuarit ka qenë edhe deputeti i qarkut të Vlorës, Anduel Tahiraj.
Sipas Shehut, Rama tha me ironi për Tahirajn se bën takime me 5 persona dhe e shet sikur ishin 15, duke përfshirë edhe fotografinë e Ismail Qemalit.
“Ka patur edhe momente interesante, batuta, komente dhe një ndër to ka qenë në momentin që është raportuar për qarkun e Vlorës, kryeministri Rama i është drejtuar deputetit Anduel Tahiri duke thënë ‘ja Andueli bën takime me 5 persona dhe e shet sikur bën me 15, edhe përfshinë edhe fotografinë e Ismail Qemalit’”, tha Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta