Turizmi, Shqipëria me 3.8 milionë vizitorë më pak se një vit më parë

22 Mars 2021 | 22:00

Sezoni pranveror i turizmit në Shqipëri pothuajse është djegur ndërsa sezoni veror është në rrezik duke thelluar kështu krizën e sektorit të turizmit, sektori që është prekur më rëndë nga pandemia.

Në emisionin “Me Pak Fjalë” u fol për turizmin shqiptar dhe gjendjen e tij rreth një vit nga kriza e pandemisë.

Në vitin 2020, në Shqipëri kanë hyrë rreth 3.8 milionë njerëz më pak se një vit më parë ose 58.5%.

Rënia është pothuajse e njëjtë edhe për hyrjen e shtetasve shqiptarë.

Kriza e pandemisë dhe kufizimi i lëvizjes goditi menjëherë sektorin e turizmit.

“Ky sektor ka humbur pothuajse 60-70% të punonjësve”, tha Besnik Vathi, kryetari i Shoqatës së Tur-Operatorëve shqiptarë.

Sipas tij kriza e pandemisë ka mbyllur ose pezulluar përkohësisht rreth 70% të bizneseve që janë  të lidhur me turizmin.

“Llogaritet rreth 10% xhiro gjatë vitit 2020 në raport me vitin 2019”, deklaroi Vathi.

Sa i përket ndihmës së qeverisë, ajo ishte e pamjaftueshme sipas kreut të shoqatës së turizmit pasi “nuk përfituan të gjithë nga paga e luftës” ndërsa “nga garancia sovrane nuk përfitoi asnjë pasi bankat e klasifikuan sektorin e turizmit me risk”.

Në fakt, sektori i turizmit ka përfituar nga masat e qeverisë në paketën e dytë financiare ku janë mbështetur vetëm me një pagë 40 mijë lekëshe punonjësit e këtij sektori.

Qeveria tha se ajo vuri në dispozicion një kredi sovrane për bizneset por iu a la në dorë bankave të përcaktonin se kujt do t’iu a jepnin atë në bazë të riskut që ato vlerësonin.

Vathi theksoi se “vera e këtij viti do të jetë si situata e vitit të kaluar”. Ai nënvizoi mungesën e rezervimeve, mbylljen e udhëtimit në vende që gjenerojnë turistë dhe ecurinë e vaksinimit në Shqipëri si arsye kryesore që e bëjnë kritike situatën për bizneset që operojnë në fushën e turizmit.

Turizmi kontribuon me 1.12 miliardë dollarë në vit direkt në GDP e vendit, rreth 8.5%. Ndërsa ndikimi indirekt në prodhimin e vendit është sa 25% e GDP-së, 3.47 mld dollarë.

Indirekt prej sektorit të turizmit varen 290 mijë të punësuar, rreth 25% të të gjithë të punësuarve në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021