Raporti për kompensimin e pronave: 812 ekzekutime nga 19 mijë dosje
Procesi i kompensimit të pronave vazhdon të ecë me ritëm të ngadaltë, edhe pse një sërë ndryshimesh në ligj, synojnë ta mbyllin në vitin 2026.
Në raportin e plotë të vitit 2023 të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, thuhet se janë kompensuar 9 familje dhe janë depozituar 329 kërkesa për kompensimin fizik ose financiar.
Agjencia administron 19 mijë kërkesa, cka tregon se ekzekutimi i vendimeve deri më tani është shumë i ulët dhe ecuria e procesit është penguar edhe në gjykata, nëpër të cilat i është dashur të kalojë ligjit të pronave.
Një padi e fundit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në muajin nëntor u bë shkak që puna të pezullohej sërish deri në vendimin e radhës nga Gjykata Kushtetuese.
Me ndryshimet e bëra në vitin 2022 u rishikua skema e kompensimit për ato familje që preken nga ndryshimi i zërit kadastral, pra, që kanë pasur një tokë, e cila aktualisht ka statusin e tokës truall por në momentin e konfiskimit rezulton jashtë vijës së verdhë. Në këto raste, ligji përcakton që pronarët të përfitojnë 10 për qind të vlerës së kompensimit. Nga ndryshimet preken edhe ato familje që kanë përfituar më herët një pjesë të pronës, pra iu është kthyer.
Ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë se nga hyrja në fuqi e ligjit 2015-n dhe deri në 2023 janë kompensuar 812 familje me një fond rreth 7.9 miliardë lekë. Gjithashtu janë shpërndarë 717 hektarë tokë nga fondi fizik.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre