PD çel fushatën, Basha: Kur të më zgjidhni kryeministër, detyra ime e parë është futja e Shqipërisë në BE
Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit me një miting që po zhvillohet në sheshin Nënë Tereza, ku qindra mbështetës të PD, u dyndën në shesh përkundër masave anti-COVID që ndalojnë grumbullimet e mëdha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të shumtë të pranishëm në shesh u zotua veç të tjerash, se detyra e tij e parë madhore kur të zgjidhet kryeministër është të fusë vendin në Bashkimin Evropian.
“Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një detyrë, një mision që i përgjigjet dëshirës së çdo shqiptari ndaj të cilit dhe ndaj të cilës angazhohem: Kur të më zgjidhni kryeministër detyra e parë madhore, misioni im hyjnor, misioni ynë hyjnor është futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Që Shqipëria të jetë e fortë, e përparuar, e mirë për të gjithë, na duhet urgjentisht t’i lëmë pas 8 vite ngecje, 8 vite hapa prapa, 8 vite larg Europës dhe të nisim marshimin tonë të pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë të kombit të shqipeve, në familjen tonë europiane”, tha kryedemokrati.
Z. Basha premtoi se në 25 prill do të marrë fund tranzicioni i gjatë shqiptar, duke bërë të mundur që më të mirët të drejtojnë fatet e vendit.
“Duhet të ndalojmë një orë e më parë varfërimin dhe zbrazjen që po i bëhet vendit. Po shkulim një të keqe që ka vendosur të shterojë të gjitha pasuritë që Zoti bujarisht ja ka falur Shqipërisë. Po luftojmë kundër një grushti njerëzish që janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur karriget e tyre”, u shpreh kreu i PD.
17:20– Edhe pse më herët ishte parashikuar që mbështetësit e Partisë Demokratike të qëndronin brenda automjeteve të tyre, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe me qindra njerëz janë dyndur në shesh pa kurrëfarë distance mes tyre.
17:10– Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji i pranishëm në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike tha se kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike janë rreshtuar në dy anët e podiumit duke ruajtur distancën fizike, ndërkohë që qindra simpatizantë janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” duke pritur që kryetari Basha të vijë.
Organizatorët e Partisë Demokratike kanë bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda makinave dhe ta ndjekin nga aty gjithë ngjarjen por simpatizantët e PD-së nuk e kanë respektuar diçka të tillë.
Modeli i fushatës, siç tregoi gazetari Salianji është marrë nga fushata e Joe Biden ku qytetarët qëndronin brenda makinave të tyre.
Ndërkaq, ai shtoi se pjesë e fushatës do të jenë dhe anëtarët e forumit rinor të PD-së ku dhe janë etiketuar në tokë vendet ku ata do të qëndrojnë.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset