Mazhoranca pritet t’i hapë rrugë legalizimit të 100 mijë ndërtimeve informale

21 Janar 2020 | 07:55

Mazhoranca ka vendosur që t’i hapë rrugë legalizimit të rreth 100 mijë ndërtimeve informale. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi në seancë plenare se shumë shpejt në Parlament do të paraqitet një paketë, e cila do të mundësojë legalizimin edhe të objekteve që deri tani nuk kanë mundur ta përfitojnë këtë shërbim.

“Duam të përmbyllim në legjislacion edhe historinë e gjatë të legalizimeve. Ne shumë shpejt do të sjellim në Kuvend një paketë e cila do të garantojë që beteja e fituar deri në mandatin tonë të parë me 180 mijë objekte të legalizuar vijojë dhe të përmbyllet edhe me 100 mijë objekte të tjera që nuk mund të legalizohen për shkak të ndalimeve që ka ligji aktual”-tha z. Taulant Balla.

Pavarësisht se është ende një nismë jo zyrtare, Balla tregoi edhe mënyrat se si do të mund të përfitojnë banorët e këtyre objekteve informale.

“Do të regjistrohen në një regjistër të veçantë në kadastër dhe sa herë që shtetit të ketë nevojë për të zhvilluar projektet e infrastrukturës së vet, këta banorë do të dëmshpërblehen për objektin e tyre.

Aktualisht janë dy zona në kryeqytet ku po vijon prishja e banesave pasi janë ndërtuar në gjurmën e unazës së madhe të Tiranës dhe banesat e palegalizuara nuk kanë përfituar kompensim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026