Ligj kundër kritikëve në Rusi, Putin nënshkruan draftin për “informacione të rreme”
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që u lejon autoriteteve të konfiskojnë asetet e njerëzve të dënuar për “përhapje të informacioneve të rreme mbi ushtrinë”.
Ligji në fjalë vë në shënjestër individë të dënuar për një seri veprash penale, që përfshijnë “diskreditimin e qeverisë” dhe përhapjen e “qëllimshme të informacioneve false” mbi forcat e armatosura.
Gjithashtu, ligji i kërcënon personat në fjalë me sekuestrimin e pasurisë financiare, pronave, aseteve dhe objekteve me vlerë.
Sipas mediave ndërkombëtare, ai do të aplikohet edhe ndaj atyre të dënuarve që publikisht nxisin “aktivitete ekstremiste” dhe që bëjnë thirrje për veprime që cënojnë sigurinë e shtetit. Masa është aprovuar me shpejtësi nga dhoma e ulët dhe ajo e lartë e Parlamentit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se ligji, që mund të godasë edhe kritikët në mërgim, nuk ka asnjë lidhje me konfiskimet e stilit sovjetik dhe se frika për keqpërdorimin e tij është e pabazë.
Një ligj ekzistues kundër “diskreditimit” të ushtrisë u miratua në kuadër të fushatës gjithëpërfshirëse të qeverisë ndaj kundërshtarëve të pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të 2022-shit.
Ai përfshin vepra penale si “justifikimi i terrorizmit” dhe “përhapje e lajmeve të rreme” mbi ushtrinë dhe është përdorur gjerësisht për të heshtur kritikët e presidentit Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta