PS nis fushatën, Rama: Duam mandatin e tretë që Shqipëria të mos kthehet mbrapa

25 Mars 2021 | 18:11

Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ajo ka zgjedhur sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të shpalosur premtimet para mbështetësve, ndonëse për shkak të masave anti-Covid nuk do lejohet grumbullimi masiv i qytetarëve.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij tha se kërkon një mandat të tretë, me qëllim çuarjen përpara të reformave të nisura.

“Mandati i tretë i PS nuk është një qëllim në vetvete, mandati i tretë i PS, nuk është për PS dhe për ata që PS e përfaqësojnë si deputetë, ministra, kryetarë bashkish, mandati i tretë i PS nuk është për karrigen e askujt, por mandati i tretë është që Shqipëri të mos kthehet kurrë mbrapa. Mandati i PS bën të pakthyeshme të gjitha reformat, e kundërta do të thotë humbje e të gjithë përpjekjeve dhe sakrificave dhe kthim me siguri, aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më”, tha ai.

Ai kritikoi mitingun e Partisë Demokratike pasi sipas Ramës nuk respektuan rregullat e vendosura kundër Covid-19.

“Unë besoj që në këtë sfidë ne kemi mundësinë të bëjmë një dallim shumë të madh, një dallim shumë të madh që po e bëjmë edhe sonte. Praktikisht, sonte, ne dhe ata, u kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina, në një ekran televizori të ndarë dhe mjafton të shohësh dy kartolinat për të kuptuar edhe pa dëgjuar shumë, ndryshimin e madh që ndan ne dhe ata”, u shpreh Rama.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike të tregojnë vetëpërmbajtje dhe maturi pasi zgjedhjet bëhen për qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026