Norvegjia proteston në fushë, skandali me punëtorët që ndërtojnë stadiumet për Katar 2022
Norvegjia luajti të mërkurën kundër Gjibraltarit në kualifikuesen e parë drejt Botërorit 2022, por ndeshja nisi me një protestë kundër shfrytëzimit të emigrantëve në Katar për ndërtimin e impianteve që do të presin Kupën e Botës.
Kombëtarja e Norvegjisë e nisi të mërkurën rrugëtimin e saj për Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” ndaj ekipit të Gjibraltarit, duke fituar me rezultatin 3-0.
Para fillimit të ndeshjes lojtarët e kombëtares nordike, protestuan ndaj kushteve ç’njerëzore të punonjësve të kontraktuar për ndërtimin e komplekseve dhe stadiumeve në shtetin e gjirit persik.
Të gjithë lojtarët, përfshi edhe sulmuesin e Borusia Dortmund, Erik Haland mbanin veshur fanella ku shkruhej, “të drejtat e njeriut, brenda dhe jashtë fushës.”
Sipas një hetimi të mediave britanike, 6500 punonjës të huaj kanë humbur jetën në aksidente gjatë orarit të punës, që nga viti 2010-të, kur Katari u shpall kandidatura fituese për organizmin e botërorit të vitit të ardhshëm.
Organizata “Amensty International” i ka dërguar një letër presidentit të FIFA-s, Xhiani Infantino-s duke i kërkuar që të bëhet më shumë mbi përmirësimin e kushteve të punojsëve që janë kontraktuar për ndërtimin e infrastrukturës për Botërorin e 2022-it.
Komiteti organizativ i Kupës së Botës në Katar nuk ka komentuar ende mbi protestën e Kombërtares Norvegjeze.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës