Goditja e grupit që trafikoi 3.2 ton kokainë, në disa pako gjendet flamuri shqiptar
Një rrjet i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian është goditur nga autoritetet policore spanjolle.
Në kuadër të operacionit “La Pampa” u arrestuan 31 persona, në Spanjë dhe Ekuador, si dhe u bë sekuestrimi i 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme. Pasuria totale e pasurive të sekuestruara kap vlerën e rreth 48 milionë euro.
Në fotot e shpërndarë nga operacioni, shihet se në një ngarkesat e kapura ndodhen dhe disa pako kokainë të mbështjella me flamurin shqiptar.
Sipas Europol hetimet kanë nisur që më 6 shkurt ndaj një biznesmeni italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella.
Ky i fundit, sipas autoriteteve ligjzbatuese kishte lidhje me një shtetas shqiptar që drejtonte importin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e saj më pas në vendet e BE.
Grupi i trafikantëve të drogës përmes një kompanie ekuadoriane frutash importonin kokainë, duke përdorur metoda të ndryshme transporti. Shpesh, sasi më të vogla kokaine fshiheshin brenda dërgesave me banane, që varionin nga 15 deri në 40 kg.
Gjatë hetimit, autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestruan disa ngarkesa të konsiderueshme kokaine në total 3.2 ton.
Drejtuesi i rrjetit kriminal luajti një rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale nëpërmjet investimit në biznese të ligjshme në Spanjë.
Ai menaxhoi disa kompani, duke përfshirë një të fokusuar në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuadori në BE, si dhe qendra sportive në Marbella, qendra tregtare në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë kishin lidhje të forta me Ballkanin Perëndimor dhe menaxhonin rrjetin e shpërndarjes, i cili ishte i përhapur në të gjithë Evropën.
Të dy drejtuesit e këtij rrjeti kriminla pastrimin e të ardhurave të përfituara nga droga e bëni përmes blerjes së pronave, automjeteve luksoze dhe mallrave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh