Red Bull nis mbrojtjen e titullit. Austriakët e F1 prezantuan makinën e re
Red Bull bëhet skuadra e 10-të që prezanton makinën e re për sezonin e ri në F1 duke kompletuar panoramën e konkurrentëve për vitin 2024.
Me objektiv mbrojtjen e titujve për pilotë dhe konstruktorë, RB20 u zbulua në Milton Keynes në praninë e pilotëve Max Verstappen dhe Sergio Perez. Koncept agresiv për të garantuar të njëjtin nivel performance në pistë.
Për të Parën herë në historinë e skuadrës, pilotët e saj u renditën në krye të klasifikimit në botërorin e fundit dhe veçanërisht Sergio Perez ka si objektiv të fitojë më shumë gara në vitin 2024.
Ndërsa në botërorin e konstruktorëve përveç Mercedes, Red Bull duhet të llogarisë përmirësimet dhe të mbrohet nga evolucioni i Ferrari-t, McLaren apo dhe Aston Martin që po tentojnë të mbyllin diferencat me kreun.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit