“Po kryeni krimet e Hitlerit”| Izraeli shpall non-grata presidentin e këtij shteti

19 Shkurt 2024 | 13:55

Ministria e Jashtme e Izraelit ka shpallur “non-grata” Presidentin e Brazilit, Luiz Injacio Lula Da Silva. Vendimi vjen pas komenteve që kreu i shtetit të Brazilit bëri për luftimet në Gaza. Presidenti brazilian i krahasoi operacionet ushtarake të qeverisë së Izraelit në Gaza të ngjashme me holokaustin e gjermanëve kundër hebrenjve. “Ajo që po ndodh në Gaza nuk krahasohet me asnjë moment tjetër historik, përveç kur Hiteleri vendosi të vriste hebrejtë”, tha Da Silva.

Këto komente u cilësuan të papranueshme nga ana e ministrisë së Jashtme të izraelit. Ministri i Jashtëm, Israel Katz deklaroi se presidenti brazilian nuk do të ishte i mirëpritur derisa të tërhiqte fjalët që ka thënë kundër Izraelit.

Ministria e Jashtme thirri ambasadorin brazilian ku i komunikoi notën e protestës dhe vendimin për të mos lejuar vizitë të presidentit në këtë shtet.

Deklaratat e presidentit Lula janë dënuar dhe nga organizata ndërkombëtare. Konfederata izraelito- braziliane tha se deklarata e zotit Lula ishte një “shtrembërim pervers i realitetit” dhe akuzoi qeverinë e tij për qëndrim “ekstrem dhe të pabalancuar”.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026