Blendi Çeka zbulon tre skenarët e Durrësit dhe opsionin që i jep mandatin e tretë PS-së
Projeksioni i sondazhit të MRB për Euronews Albania tregon se PS lufton për mandatin e 8, kurse PD lufton për mandatin e 7. Sipas ekspertit Blendi Çeka gara duket e hapur dhe parashikon tre skenarë se si do të jetë rezultati i 25 prillit.
Sipas tij skenari i parë që është që PS merr 8 mandate, PD 6 dhe LSI një mandat. “Me këto shifra ky është një ekuilibër i brishtë pasi mandati i 8-të në Durrës është në limit, kurse PD është shumë afër mandatit të 7”, tha ai.
Por sipas tij, nëse PD do të ngushtojë diferencën me PS atëherë ndarja e mandateve do të jetë e barabartë mes tyre.
“Në qoftë se diferenca mes partisë së parë dhe të dytë është nën 6%, atëherë janë të barabarta në mandate edhe pse PS mund të jetë 48 dhe PD 43 jemi në situatën që dy të dy partitë janë të barabarta. LSI duhet të shkojë në nivel 7% që të kapi një mandat, më duket jashtëzakonisht e vështirë që të kapi dy mandate si në 2017. Në 2009 e ka realizuar këtë objektiv, bëhet fjalë për 10 500 vota. Do ishte sukses i jashtëzakonshëm për PS që të ruante 8 mandate”, deklaroi Çeka.
Ndërsa skenari i dytë sipas tij është që PS dhe PD të ndajnë nga 7 mandate. Skenari i tretë që PS të marrë 6 mandate është optimistë për opozitën, tha Çeka por duket shumë i vështirë.
Ai tha se kjo mund të ndodhë në rast se PD merr një votë më shumë se PS dhe LSI arrin në nivelin 7.5%.
“Opozita duhet të synojë minimalisht 7 me 7, dhe më duket shumë e vështirë që ta kthejë. Kjo gjë lëviz ekuilibrin në nivel kombëtar pasi do të thotë se PS ka një mandat më pak nga 74 që mori në 2017. Me këtë që unë shikoj PS duket se merr 8 mandate edhe nëse merr 19 mandate në Tiranë, unë mendoj se është fituese e zgjedhjeve. Por mandati i 8 në Durrës më duket më i vështirë se sa mandati i 19-të në Tiranë”, përfundoi eksperti.
Lexoni gjithashtu:
Projeksioni, si pritet të ndahen mandatet në Durrës
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)